Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një deklaratë të fortë pasi njëri nga këshilltarët e tij të lartë i mbijetoi një sulmi prej të cilit do të kishte mundësi të ishte i vdekur.
Makina e Serhiy Shefir u godit me një breshëri plumbash derisa ai largohej nga shtëpia e tij në jug të kryeqytetit Kiev të mërkurën në mëngjes. Shoferi i tij u plagos.
Nuk dihet se kush ka kryer shtënë, por Zelensky tha se mund të ketë qenë një sulm i huaj apo i brendshëm.
Kremlini ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të Rusisë në sulm.
Duke përshkruar momentin kur plumbat goditën automjetin e tij, Shefir tha “duhej të shpejtonim pak, ishte e frikshme”.
Ai e vlerësoi reagimin e shoferit të tij, për të cilin tha se arriti të vazhdonte të voziste pasi “të shtënat ranë”.
Shefir deklaroi se ai ishte në shënjestër kjo sipas tij është një përpjekje për ta frikësuar “shkallën më të lartë të pushtetit” dhe se një përpjekje e tillë nuk do të funksionojë.
“Dikush duhet të kuptojë se presidenti ynë, Zelensky është me dëshirë të fortë, ai ka një shtyllë dhe nuk mund të frikësohet,” shtoi ai.
Sulmi vjen disa ditë para se ligji i Zelenskit për të frenuar oligarkët e fuqishëm të Ukrainës të debatohet në parlament.
Oligarkët e Ukrainës janë një grup i vogël biznesmenësh super të pasur që dominojnë jetën ekonomike dhe politike të vendit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.