Kanë vazhduar reagimet ndaj ish-diplomatit amerikan, Shaun Byrnes, i cili tha se ekziston një marrëveshje e gatshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila vetëm pret të nënshkruhet.
Ndaj tij, ka reaguar Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Twitter.
Behrami ka shkruar se është duke u bërë aq shumë zhurmë për një marrëveshje fantazmë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Pse, thjesht, nuk po e bëni publike këtë marrëveshje dhe t’i japim fund këtij komploti? Nëse keni frikë të humbni vëmendjen më pas, gjejeni një tjetër. Përsëri dhe përsëri…”, ka shkruar ai.
Më herët reagoi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se ndihet shumë i dëshpëruar kur sheh miq të Kosovës duke rënë pre e lajmeve të rrejshme.