Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i ka reaguar këshilltarit nga Shqipëria të Kurtit, Elvis Hoxha.
Behramaj ka thënë se përveç që Elvis Hoxha qëndron ilegalisht në Kosovë, me filozofinë e tij e ka huqur edhe epokën.
Ai ka thënë se Elvis Hoxha do të kishte shkëlqyer në kohën e Enver Hoxhës dhe do të ishte një yll i kuq, veçse do i duhej t’i priste paksa flokët.
Behramaj ka thënë se të ashtuquajturit filozofë, që fatkeqësisht janë mbledhur në Zyrën e Kryeministrit, janë duke ia bërë dëmin më të madh edhe vetë atij. Dhe, sipas tij, sa më shpejt që Kurti e kupton që është duke e udhëhequr Qeverinë e Kosovës dhe jo Katedren e Filozofisë, aq më shpejt do të këndellej.
“Demagogu Elvis Hoxha, përveç që qëndron ilegalisht në Kosovë, me filozofinë e tij e ka huq edhe epokën. Nuk e di saktësisht ithtar i cilit filozof është, por e sigurt që nuk është i shkollës perëndimore. Ai do të kishte shkëlqyer në kohën e Enver Hoxhës. Do të ishte një yll i kuq, veçse do i duhej t’i priste paksa flokët.
Më mirë do të ishte që kryeministrit të përpiqeshe t’ia jepje ndonjë këshillë me vlerë o demagog, që të mos bënte shkelje kushtetuese, se që merresh me konferencat e presidentit.
Edhe mos harro që po paguhesh prej taksave të qytetarëve të Kosovës, gjë që jam i sigurt se për të njëjtën punë të pavlerë nuk do të paguheshe prej taksave të qytetarëve të Shqipërisë.
Ju të ashtuquajtur filozofë, që fatkeqësisht jeni mbledhur në Zyrën e Kryeministrit, jeni duke ia bërë dëmin më të madh edhe vetë atij. Dhe sa më shpejt që ai e kupton që është duke e udhëhequr Qeverinë e Kosovës dhe jo Katedren e Filozofisë, aq më shpejt do të këndellej”, ka shkruar Behramaj.