Ismajl Syla, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka thënë se Vjosa Osmani po vepron me gjakftohtësinë e hardhucës.
Ai në emisionin ‘Frontal’ në T7 tha se disa liderë kanë reaguar me një gjakftohtësisë së tepruar. Syla shtoi se të gjitha pritjet që Osmani i ka bërë dje, ka pasur mundësi t’i kryejë në zyrën e saj.
“Të gjitha ato pritje ka pasur mundësi t’i kryejë në zyrën e saj. Disa liderë kanë reaguar me një gjakftohtësisë së tepruar. E kam fjalën për vjosa osmanin e cila është dashur ta ftojë një seance, për ta treguar çfarë po ndodh”, tha Syla.