Këshilltari i u.d. së presidentes, Faton Peci, përmes një postimi në facebook ka kritikuar zv.ministrin e Financave, Agim Krasniqi, i cili ka ironizuar me ndarjen e shtesave për punonjësit e Kuvendit dhe të Presidencës.
Sipas Pecit, zv.ministri i Financave duhet të tregojë ku u avulluan 2.1 milion euro.
“Lulëzim ekonomik për Kuvend e për Presidencë të Republikës së Kosovës… Dy institucionet kryesore ne vend, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan kuptuar sepse tani për festa te fund vitit po ndajnë krahas pagave të tyre të “ulta” edhe nga një shtese rreth 500-600 euro”, ka shkruar zv.ministri Krasniqi.
Postimi i plotë i Pecit:
Para se të flisni për “lulëzim ekonomik”, në Kuvend e Presidencë zevendesministri i financave le t’i tregon qytetarëve të Kosovës ku u avulluan 2.1 million euro të taksapaguesve të Kosovës.
Sa për vëmendjen e zv.ministrit dhe të publikut, Kuvendi i Kosovës ia ka rikthyer Qeverisë në rishikim të buxhetit mbi 1.5 milion euro kursime!
Prandaj, zv. ministër (drejtor i buxhetit i PAN-it), ku mbeten 2.1 milion euro?!
P.S./ Vendimi i Kuvendit është kolegjial. Në Kryesi marrin pjesë të gjitha partitë, teksa këtë vendim Kryetarja e Kuvendit nuk e ka votuar.