Këshilltari komunal i Organizatës së Ballit Kombëtar Demokrat (OBKD), Avni Islami, i cili kishte paralajmëruar padi ndaj Komunës së Podujevës për deponinë e mbetruinave në fshatin Dumnicë e Poshtme, tash ka bërë koalicion me partinë në pushtet (LDK).
Ai ka thënë se nuk ka hequr dorë nga vërejtjet që i ka se si po menaxhohet kjo deponi, porse tash ai thotë se do të mundohet që këto gjëra t’i rregullojë nga brenda, shkruan sot Koha Ditore.
Ai vazhdon të mendojë se kjo deponi është duke shkaktuar terror ekologjik, porse tash përgjegjësinë e ka bartur te Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pasi, sipas tij, inspektorët komunalë nuk mund të dalin përtej kompetencave të tyre.