Kosova ka ambient shumë të mirë, por institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë që të eliminojnë ndotjen që sot është prezente në disa qytete të vendit, më shkallë të lartë. Kështu tha këshilltarja e Shefes së BE-së në Kosovë.
Annette Fath Lihiq, këshilltare e Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësueses së Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, tha se Kosova duhet të përmirësojë ambientin dhe kjo arrihet me bashkëpunim të ndërsjellët.
“Kosova ka shkallë të lartë të punësisë, investimet në ambient do të krijonin vende të reja të punës. Ambienti i gjelbër mund të krijojë vende të reja punës. Ambienti është një makineri, e di që kosovarët janë të brengosur, për ndotjen”, tha ajo në televizionin publik.
Lihiq ka folur edhe për zgjedhjet, por ka thënë se BE nuk përzihet në çështje të brendshme të Kosovës.
“BE është shumë e kujdesshme dhe mbetet neutrale sa i përket zgjedhjeve në Kosovë. Ne jemi në një pozitë paksa më ndryshe, nuk mund të hyjmë në polikë vendore, nuk është roli ynë. Neve dua të tërheqim vëmendjen kosovarëve, për mbrojtjen e ambientit”, tha tutje ajo.