Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet në veri

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për dy proceset zgjedhore që do të mbahen më 23 prill.

zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut të Kosovës priten të mbahen me 23 prill ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar disa parti e kandidat nga partitë politike.

Në Mitrovicën e veriut janë tre kandidatë, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica,  PDK garon me Taulant Kelmendin si dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Leposaviq janë tre kandidat PDK garon me Albulena Behluli – Hetemi, Alekandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Zveçan janë gjithashtu tre kandidat, Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviq – Kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu do të duken fletëvotimet:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të ngjashme