Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, e ka mbrojtur veten pasi shkaktoi reagime të shumta kur vendosi ta zëvendësojë Lionel Messin gjatë fitores dramatike të ekipit të vet kundër Lyonit në Ligue 1, duke thënë se trajnerët janë aty për të marrë vendime.
Messi, i cili po debutonte në shtëpi për PSG-në, u duk i mllefosur pse u zëvendësua në minutën e 75-të.
Rrugës duke dalë nga fusha për t’i lënë vend Achraf Hakimit, 34-vjeçari i tha diçka Pochettinos dhe refuzoi t’ia zgjaste dorën për ta përshëndetur.
Ndeshja ishte baras 1:1 kur Messi u largua, por Mauro Icardi doli në sipërfaqe me një gol të vonshëm për t’ia siguruar të tri pikët PSG-së.