Pak ditë më parë Policia e Shtetit bëri më dije se tashmë monitorimi i shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit do të bëhet dhe më dron.
Dje, përmes një video të postuar në Facebook, policia tregon se janë ndëshkuar 74 shoferët e parë, pasi shkelja e tyre është evidentuar nga droni.
Njoftimi i policisë
Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor. Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH. Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/248797839173869/