Stili modern i te jetuarit sot, na e bën të vështirë që të kujdesemi për këmbët tona.
Këpucët i kemi shumë të ngushta, i mbajmë të veshura gjatë e edhe taket e larta na e bëjnë lëkurën e thembrave të vrazhdë dhe të fortë.
Vetëm në fund të një dite të lodhshme pune, pasi të shtrihemi në krevat e vërejmë se sa shumë të qara na janë formuar në thembrat tona.
Mirëpo me recetën e mëposhtme, mund ta zgjidhni këtë problem.
Krejt çka ju duhet janë:
5-së lugë sodë buke
Xhel për dush
Disa pika vaj trupi (me portokall, limon)
Para se të filloni me procedurën e aplikimit të kësaj recete, futni këmbët në ujë të ngrohtë për pesë minuta. Ato duhet të zbuten para se receta e mësipërme të jetë më efektive, transmeton Klan Kosova.
Përziejeni xhelin e dushit me vajin dhe me sodën e bukës derisa të fitoni masë homogjene. Më pas vendoseni masën në këmbët tuaja, duke i masazhuar ato në të njëjtën kohë.
Fare në fund, lajini këmbët dhe lyejini me krem.