Qeveria spanjolle ka hequr zyrtarët më të lartë të policisë së Katalonjës nga postet e tyre, disa orë pasi mori sundimin e drejtpërdrejtë në rajon.
Kjo është masa e parë specifike, pasi parlamenti katalanas votoi për shpalljen e pavarësisë.
Kryeministri Mariano Rajoy ka njoftuar gjithashtu shpërbërjen e parlamentit rajonal dhe heqjen e kreut katalanasm, si dhe bëri thirrje për zgjedhje të menjëhershme lokale.
Demonstratat pro dhe kundër pavarësisë kanë pushtuar gjatë gjithë natës rrugët e Barcelonës.
Dita e djeshme ishte historike për rajonin, pasi Parlamenti votoi për shpalljen e pavarsisë nga Spanja. Partitë paraqitën një rezolutë, në të cilën shpallin pavarësinë e rajonit të tyre.
Votimi në parlamentin rajonal pasoi një javë të tensionuar të negociatave të fundit midis Madridit dhe Barcelonës. Shtatëdhjetë deputetë katalunas votuan pro pavarësise.
Mariano Rajoy, reagoi menjëherë në Twitter duke bërë thirrje për qetësi. Ai tha se sundimi i ligjit do të rivendosej sërish në Kataloni.
Cilat janë hapat që ka marrë Spanja?
Ndërkohë, po ditën e djeshme, senati spanjoll i dha qeverisë së Rajoy fuqinë për të vendosur sundimin e drejtpërdrejtë në Katalonjanë dhe pas një takimi të jashtëzakonshëm të kabinetit Rajoy tregoi se çfarë masash do të merrte.
Deklarata e Ministrit të Brendshëm Juan Ignacio Zoido, pasoi disa orë më vonë, duke njoftuar shkarkimin e Josep Lluís Trapero Álvarez si komisioner rajonal i policisë.
Trapero ishte tashmë nën hetim për trazira, i akuzuar se kishte ndihmuar Policinë Civile të mbronte mijëra protestues pro pavarësisë në Barcelonë gjatë pragut të referendumit.
Po ashtu, agjencia spanjolle e lajmeve ‘Efe’ njoftoi se drejtori i përgjithshëm i policisë autonome të Katalonjës Mossos, Pere Soler i Campins, ishte shkarkuar nga Madridi.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme e Spanjës ka njoftuar se do të nisë javën e ardhshme një procedurë gjyqësore kundër presidentit katalonas, Carles Puigdemont për “mosbindje të autoritetit qendror”.
“Prokuroria do të paraqesë një ankesë javën e ardhshme për rebelim kundër Carles Puigdemont”, një vepër e dënueshme me burg deri në 30 vjet, një zëdhënës i Ministrisë Publike spanjollë.