Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me diell mirëpo që do të ketë edhe vranësira të kohëpaskohshme.
Sipas këtij Instituti, Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.
“Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 12-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s”, thuhet në njoftim.