Kështu trafikohen kosovarët për në Gjermani

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 10:02 | Nga

Njëri nga tre personat dëshmoi se shoferin e njihte prej së paku 15 vitesh. Ata e kishin lutur atë që t`u ndihmonte pasi që donin të shkonin në Gjermani për të kërkuar punë

Pak para mesnatës së mbrëmshme, policia federale e Gjermanisë në vendkalimin kufitar Kiefersfelden ka bërë kontrollimin e katër personave që gjendeshin në një makinë me targa italiane.

Në timon ishte në 32 vjeçar nga Kosova, i cili mundi të identifikohej me një leje qëndrimi të Italisë, shkruan focus.de. Ndërsa tre të tjerët kishin vetëm leje njoftimi të Kosovës.

Për shkak të dyshimit për udhëtim të palejuar dhe për trafikim me qenie njerëzore, të katër personat u ndaluan nga autoritetet.

Duke u marrë në pyetje, njëri nga tre personat dëshmoi se shoferin e njihte prej së paku 15 vitesh. Ata e kishin lutur atë që t`u ndihmonte pasi që donin të shkonin në Gjermani për të kërkuar punë.

Tre personave 26,27 dhe 34 vjeçar, policia ua ndaloi hyrjen në Gjermani, pasi që ata nuk kishin ndonjë interes për të kërkuar mbrojtje dhe azil në Gjermani.

Ndërsa për trafikues-in e dyshuar, prokuroria përgjegjëse ka shqiptuar masën e burgut hetues dhe deponimin e automjetit.

Policia Federale bën të ditur se pothuajse çdo ditë në kufirin jugor të Gjermanisë me Austrinë kapet së paku nga një i dyshuar për trafikim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme