Lëvizja Vetëvendosje ka befasuar të gjithë në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit kur mori rreth 27 % të votave.
Partia e Visar Ymerit, e cila në legjislaturën e kaluar ka pasur 17 deputetë, tani do të ketë 31 deputetë.
“Indeksonline’, ka siguruar listën e kandidatëve të Vetëvendosjes të cilat kanë marrë vota të mjaftueshme për të qenë pjesë të Kuvendit.
Në këtë listë ajo qe bie në sy është se shumica e deputetëve të legjislaturës se kaluar do të jenë përsëri deputet në Kuvendin e Kosovës.
Vota më bollëk kanë marrë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.
Edhe aderimet e reja të Vetëvendosjes kanë fituar mandatin e deputetit. Emrat si: Dukagjin Gorani, Adem Mikullovci, Sami Kurteshi dhe Ali Lajçi do të jenë pjesë e legjislativit.
Pjesë e organit më të lartë legjislativ do të jetë edhe Frashër Krasniqi, i cili është i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit.
Vetëvendosje do të ketë 22 deputet meshkuj dhe 9 deputete.