Mbrëmë një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Sllatinë, ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona, burrë dhe grua.
Të ndjerët ishin rreth moshës 60-vjeçare.
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të behët sot në orën 16:30 në varrezat e Dragodanit, Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se në veturë ishin 5 persona, ku dy të tjerë janë në gjendje të rëndë