Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë hedhur gazin lotsjellës para votimit të demarkacionit në Kuvend, sipas pamjeve të Ekonomia Online, kanë qenë Fitore Pacolli dhe Xhelal Sveçla.
Kur komisioni për Punë të Jashtme njoftoi se unanimisht ka bërë edhe ndyshimin e fundit teknik në marrëveshjen për demarkacionin dhe pritej që të fillonte votimi, është hedhur gazi lotsjellës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kërkoi pauzë prej pesë minutave, për t’u rikthyer në sallë pas pastrimit të ajrit.