Prokuroria e Shtetit ka ndaluar dy persona në lidhje me rënien e çatisë në Komunën e Prishtinës, nga ku u lënda një qytetare, e cila gjendet ende në gjendje të rëndë në kujdes mjekësor.
Prokuroria ka njoftuar se njëri nga të ndaluarit është zyrtar i Komunës së Prishtinës, ndërsa tjetri përgjegjës i Kompanisë punuese.
Ky i fundit Behxhet Baftjaraj, personi përgjegjës i kompanisë ndërtuese “NBT-ING” dhe tjetri është zyrtari i Komunës së Prishtinës, Ylber Jashari, ka mësuar Sinjali.