Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Rahovecit, bazuar në vendimin e kryetarit të komunës Nr.02/069/19 të datës 11/10/2019 ka formuar komisionin për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve në bazë të thirrjes për aplikim, komisioni ka përzgjedhur fermerët të cilët kanë përmbushur kriteret e aplikimit.
“Të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e DBPZHR-së për të nënshkruar kontratat dhe të kryejnë participimin prej 20% nga data 18/11/2019 ( E Hënë). Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj liste përfituese mund të paraqesin ankesë 7 ditë nga data e publikimit të rezultateve”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Në këtë vegëz mund të gjeni të gjitha të dhënat e duhura përfshi emrat e përfituesve dhe të dhënat tjera. :Raporti per perfituesit e stallave per shpeztari dhe lop qumeshtore