Qeveria e Kosovës u ka vënë sanksione shtatë individëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, në mbledhjen e mbajtur para dy ditësh. Por, kush janë këta persona?
Në disa media lokale dhe ndërkombëtare u raportua se këta persona janë qytetarë të Kosovës, por MPJD e mohoi këtë.
Sipas MPJD-së, masat e vendosura demonstrojnë angazhimin e Kosovës si pjesë aktive e aleancave ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Sanksionet konsistojnë me ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve nga individët dhe entitetet në Kosovë.
Në faqen e ZKM-së, janë bërë të ditur edhe emrat e këtyre personave.
Individët ndaj të cilëve janë vënë sanksione janë: Ali Reda Hassan al-Banai, Ali Red al-Qassabi Lari, Abd al-Muayyid al-Banai, Abd al-Rahman Abd-al-Nabi Shams, Yahya Muhammed al-Abd-al-Muhsin, Majdi Fa’iz al-Ustadz, Sulaiman al-Banai, si dhe kompania AlDar Properties.