Ekonomia Online
FUNDIT

Këtë javë senatori amerikan viziton edhe Prishtinën

Këtë javë senatori amerikan viziton edhe Prishtinën

  Senatori amerikan, John McCain gjatë kësaj jave pritet të qëndrojë në një vizitë në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar vet McCain gjatë konferencës për media para gazetarëve, ku u takua me kryeministrin serb, Aleksander Vuçiq. “Duhet lidership i guximshëm në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe këtë të njejtën do […]

Senatori amerikan, John McCain gjatë kësaj jave pritet të qëndrojë në një vizitë në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar vet McCain gjatë konferencës për media para gazetarëve, ku u takua me kryeministrin serb, Aleksander Vuçiq.

“Duhet lidership i guximshëm në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe këtë të njejtën do ta përsëris edhe në Prishtinë, në ditët e ardhshme të kësaj jave”, ka thënë senatori amerikan, raporton lajmi.net

Gjatë këtij takimi me Vuçiq, u theksua domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut sa më shpejt që është e mundur.

Në këtë takim është biseduar edhe për gjendjen në rajon, luftën kundër terrorizmit, dhe situatën në Siri.

Të ngjashme