Gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë tri seanca parlamentare. Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, raporton Ekonomia Online.
Kusari-Lila tha se të enjten do të jenë dy seanca, ku në rend dite do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë me GP u dakorduam qe për këtë jave Kuvendi të mbaj 3 seanca plenare. E para është të mërkurën e cila do të vazhdojmë me seancën e papërfunduar. Ditën e enjte seanca e re është në ora 10:00, plotësim-ndryshimet e Kushtetueses sa i përket Vettingut. Vazhdon seance tjetër të enjten në ora 10:30, vazhdohet me votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare”, tha ajo.
E sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare tha se PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Sot është diskutuar shkurt çështja e votimit në seancë të marrëveshjeve ndërkombëtare, LDK dhe AAK-ja do ti votojnë”, tha ajo.