Këtë vit 8 vdekje në vendin e punës – Ambasadorja suedeze: Të mbrohen të drejtat e punëtorëve

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 12:11 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ka mbajtur debatin me temën “Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të sigurisë dhe shëndetit në punë, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha ekzekutive e IKS-së, Brikena Hoxha, tha se duke parë që gjendja e punëtorëve vazhdon të jetë jo e mirë kanë ndihmuar për vite me radhë proceset e politikëbërjes.

Ajo shtoi se kjo ditë e gjen Kosovën me lajmin për vdekjen e një personi në vendin e punës.

Prandaj ajo thotë se duhet që të punohet më shumë në këtë drejtim, ngase shumë shtete kanë avancuar me legjislacion që rregullon sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Përderisa shumë shtete kanë avancuar me legjislacion neve na gjen 28 prilli me lajme nëpër ballina se një person ka vdekur në vendin e punës në Pejë. Situata për punëtorë vazhdon të jetë jo e mirë”.

“IKS-ja për vite me radhë ka ndihmuar proceset e politikbërjes. Ne kemi punuar me Inspektoratin e Punës. Sot ky organizim quhet koalicioni për drejtësi sociale dhe vazhdojmë të mbrojmë kauzën. Ky angazhim bëhet i rëndësishëm duke parë papunësinë e madhe”.

Brikena Berisha, nga IKS-ja tha se këtë vit 8 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, përderisa vitin e kaluar kanë qenë 9 raste të vdekjeve.

“Kur flasim për dinjitet në punësim dhe mbrojtje në punë jemi në muaj e katërt të vitit dhe kemi 8 vdekje në vendin e punës. Shkaktarët kryesor është fataliteti në rrëzimi dhe dëmi elektrik. Edhe në vitin 2022 duhet të bëhet reflektim si kemi lëvizur sa i përket humbjeve në vendin e punës”.

“Në vitin 2019 i kemi 12 vdekje, në vitin 2020, 11 vdekje, në vitin 2021 9 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës. Ne kemi shumë vdekje në vendin e punës. Ndër faktorët është ambienti socio-ekonomik, Kosova përballet e papunësi shumë të madhe”.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, bëri thirrje që të mbrohen të drejta e punëtorëve. Madje ajo ka kërkuar bashkëpunim ndërmjet sindikatave, shoqërisë civile e Ministrisë së Financave.

“Realiteti është kompleks dhe lidhet edhe me nivelin e papunësisë. Suedia është duke implemetuar program për dy vjetët e fundit kemi filluar t’i promovojmë të drejtat e punëtorit”.

“Edhe meshkujt punojnë në sektorë jo formal. Është esenciale ta kuptojmë çështjen e sigurisë në vend pune. Për ne vendi i punës është i rëndësishëm. Prandaj duhet të angazhohemi në punë që të kemi jetë më dinjitoze”.

“Punësimin që dëshirojmë të arrijmë duam të jetë dinjitoz. Sindikatat e punës mund të bëhen partnerë mes shoqërisë dhe shoqatave të ndryshme duhet bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave. Suedia e përndjek një forum feminist”.

Deputetja e VV, Tinka Kurti, tha se duhet të gjenden mënyra nga Qeveria që të rrite numri i inspektorëve të punës.

Sipas saj, numri kaq i madh i vdekjeve ka të bëjë me pushtet e punës në përgjithësi dhe papunësinë, raporton EO.

“Sigurinë dhe mbrojtjen në punë e shoh të lidhur edhe me pjesën e papunësisë domethënë kushtet ne përgjithësi në punë. Ligji i Punës, nuk është ligj i keq sepse shumëçka mund të përfitonin punëtorët nëse do të implementohej. Tani duhet gjetur modalitet të tjera dhe Qeveria është në përpjeke në shtimin e numrit të inspektorëve”.

Agim Millaku, zëvendësdrejtor i Inspektoratit të Punës, tha se përveç numri të madh të vdekjeve problem mbetet edhe pasiguria në vendin e punës dhe paga jo dinjitoze.

“Siguria nënkupton kulturë në vendin e punës. Vendi i punës sado pak i rrezikshëm aty ku mund të neglizhohet mund të ketë raste fatale. Siguria në punë është shprehi që duhet ta ndryshojmë. Një rrezik dhe një aksident nuk mund të përsëritet dy herë i njëjti. Përmes trajnimit të punëtorëve të ushtrojnë veprimtarinë e tyre”.

“Prandaj një punëtorë që di të trajtojë punën mirë është më produktiv. Siguria në punë është edhe përgjegjësi sepse duhet të jemi të përgjegjshëm dhe dinjitetshëm. Problem tjetër është edhe papunësia dhe është pasiguria e vendeve të punës dhe paga jo dinjitoze”.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se në vitin 2021 janë 14 vdekje dhe në vitin 2022 janë 9 vdekje në vendin e punës.

“Ne kemi dalë që Kosova është në vendin e punës për nga siguria dhe kushtet e punës sidomos sektori privat. Akterët kryesor nuk janë duke dhënë kontributin dhe nuk kemi rrugë se si të vijmë te zvogëlimi i kësaj çështje. Edhe sot nuk kemi projekt si të veprohet. Ne në vitin 2021, janë 14 vdekje dhe në vitin 2022, janë 9 vdekje në rastin e punës. Ta kemi një fond që për këto raste familjarëve t’u hiqet nga barra një ceremoni e varrimit. Nuk kemi bërë as gjënë më të vogël për mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës”, tha Azemi.

E Lumnije Ajdini nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka kërkuar që të rritet numri i inspektorëve në punë. Ajo tha se me 32 inspektorë është shumë pak të mbrohen punëtorët në vendin e punës.

Tutje ajo tha se si AKB, kanë bërë thirrje të përmirësohet shëndeti në punë.

“Fatkeqësisht ne si AKB e kemi për qëllim ti mbrojmë punëdhënësit në Kosovë. Ne kemi bërë thirrje ta përmirësojmë shëndetin në punë. Për rritjen e numrit të inspektoreve nuk qëndron sepse ministri duhet ta shtojë numrin e inspektorëve. Sa i përket shëndetit në punë ka ndodhur në sektorë të ndërtimtarisë, bujqësisë dhe gastronomisë. Sa i përket inspektoratit për 5 vjet kemi bërë thirrje që të shtohet numri i inspektorëve. Është e pamundur të inspektohet 80 mijë biznese në Kosovë. 1500 gra lehona kanë humbur vendin e punës. Për vite më radhë kemi rekomanduar që inspektorati i punës nuk e ka kryer detyrën sipas përgjegjësive sepse janë thirrur se nuk ka pasur kapacitete. Me 32 inspektorë është shumë pak të mbrohen punëtorët në vendin e punës. Puna e inspektorati ka qenë shumë e dobët për sa vjet me radhë”, tha ajo.

Të ngjashme