Paulo Dybala ka probleme te skuadra e Juventusit.
Paulo Dybala nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në muajin e fundit te Juventus.
Sulmuesi argjentinas mbeti rezervist në derbin e xhiros së fundit ndaj Interit. Kurse, mediat italiane kanë analizuar arsyet e krizës së tij.
Dybala thuhet se vuan edhe nga ana sentimentale ku ka disa muaj që është ndarë nga një lidhje e gjatë, përcjell “lajmi.net”.
Po ashtu, atij nuk i ka shkuar mirë as ndryshimi i menaxherit si dhe nuk është në gjendje të mirë fizike.