Piramida e Gizës u ndërtua 4500 vite më parë në Egjipt dhe mbeti ndërtesa më e lartë e krijuar nga njeriu deri në shekullin e 19-të. Kjo do të thotë se qëndroi si ndërtesa më e lartë për rreth 3800 vite.
Gjëja më e çuditshme për këto piramida antike është se egjiptianët kanë krijuar diçka kaq gjigante me metoda parahistorike të ndërtimit.
Sa piramida ende qëndrojnë në tokë? 5 ose 10? Jo, numri është më shumë se 5000!
Qëllimi i vërtetë i këtyre piramidave egjiptiane është shumë i diskutueshëm, është e habitshme që struktura të tilla të fuqishme të jenë ndërtuar 4000 vite më parë.
Imagjinoni një kohë pa makineri të avancuar, kur nuk ka pasur vinça ose mjete tjera. Ishte ajo kohë kurkur egjiptianët ngritën këto piramida me gurë që peshonin rreth 5-10 ton për një pjesë!
Të gjitha këto gurë u ngritën dhe u vendosën një nga një mbi njëri-tjetrin. Se si është zhvilluar ky proces ne vetëm mund të imagjinojmë.
Hulumtuesit po punojnë akoma për të gjetur se si ata arritën një sukses të tillë.
Besohej se skllevërit kishin për detyrë të ndërtonin piramidat e mëdha. Kjo gjë u kundërshtua më vonë dhe u zbulua se ishin punëtorë të paguar të cilët ishin përgjegjës për ndërtimin.
Punëtorët nga veriu dhe jugu, të respektuar për punën e tyre, punuan pa u lodhur.
Një tjetër fakt interesant për këto struktura është se pavarësisht temperaturave të ashpra e luhatëse, piramidat e mëdha mbajnë një temperaturë të vazhdueshme brenda 20 gradë Celsius. /Ndërtimi.info/