Tashmë zyrtarishtë garës për kryeministër të vendit do të jenë tre kandidatë nga dy koalicione dhe një parti.
Koalicioni mes PDK-AAK dhe NISMA, kanë nominuar Ramush Haradinajn për Kryeministër të vendit, koalicioni tjetër LDK – AKR dhe Alternativa, do të garojnë me Avdullah Hotin ndërsa Vetëvendosje do të mat forcat e vetme në këto zgjedhje me Albin Kurtin për kryeministër.
Për politikanët modern tashmë familja dhe paraqitja e saj në publik, është mjaft e rëndësishme.
Familja Haradinaj
Është një nga familjet më të njohura, për shkak se Ramush Haradinaj kishte provuar edhe më parë pozitën e kryeministrit por edhe për shkak të proceve në të cilat ka kaluar lideri i AAK’së, shkruan Magazina.al
Bashkëshortja e Haradinajt është e njohur për të gjithë pasi Anita Mucajn shpesh e shohim në ekranet televizive duke moderuar lajmet në RTK.
Anita dhe Ramushi janë prindër të tre fëmijëve.
Familja Hoti
Deri vonë nuk e kishim njohur familjën e Ministrit të Financave dhe tani kandidatit të LDK’së për kryeministër Avdullah Hoti, edhe pse Hoti kishte një faqe në facebook, ai zakonisht postonte vetëm aktitivitet e tij profesionale.
Por së fundmi Hoti na ka njohur me bashkëshorten e tij Serveten dhe dy djemtë e tyre, shkruan Magazina.al.
Familja Kurti
Në përjashtim me Haradinajn e Hotin, Albin Kurti e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut familjën e tj, ndoshta kjo për faktin që bashkëshortja dhe vajza e tij jetojnë jashtë Kosovës.
Për më tepër Kurti nuk ka qenë i pranishëm as në rrjetet sociale, vetëm këto ditë i është bashkuar me një faqe në facebook, shkruan Magazina.al
Kurti është martuar në vitin 2014 me norvegjezen Rita Augestad Kndusen, me të cilën ka edhe një vajzë, por që asnjëherë nuk shfaqen bashkë në publik, ndoshta kjo qasje do të ndryshojë gjatë fushatës zgjedhore.