Kosova ka vendosur që në këtë ndeshje të luajë me fanella të bardha.
Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë si vendës, kur në Shkodër do të takohet me Kombëtaren e Kroacisë.
Edhe pse fanellat e para të Kosovës janë me ngjyrë të kaltër dhe ka mundësi të zgjedh, Gazeta Express merr vesh se, Kosova ka vendosur që në këtë ndeshje të luaj me fanella të bardha.
Ato janë fanellat e dyta të Kosovës, ndërsa fanellat e treta janë ato me ngjyrë të verdhë.