Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se kush nga institucionet e ka zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit gjatë periudhës korrik-shtator 2021.
Ai në mbledhjen Qeverisë ka thënë se ky program për vitin 2021 ka paraparë 245 masa, prej të cilave 111 janë ligje, kurse 134 janë masa zbatuese.
“Nëse e shohim në nivel të institucioneve ka pasur nivel të kënaqshëm dhe të mirë të zbatimit në Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën e Kryeministrit, në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve”.
“Ndërkaq duhet më shumë punë tek Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe tek Ministria e Mjedisit Hapësinor dhe Infrastrukturës”.
“Sa i përket Agjencioneve të pavarura ka zbatueshmëri të mirë dhe shumë të mirë nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave dhe Autoriteti i Aviacionit Civil. Ndërsa pritet shumë më shumë punë nga Kuvendi, Banka Qendrore e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës”, ka thënë Bislimi.