Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 09:00

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Juniku, Mamusha, Obiliqi dhe Mitrovica, janë komunat me daljen më të madhe deri në orën 09:00.

Kurse, Rahoveci, Kllokoti e Prizreni janë nga komunat me daljen më të vogël.

LINK

Deri në ora 09:00, 26 mijë e 86 qytetarë e kanë ushtruar të drejtën e votës në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale. Kështu bëhet e ditur në platformën elektronike të cilën e ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,316,672 të cilët janë të shpërndarë në 18 komuna.

Përveç organizimit të votimit në vendvotime të rregullta, KQZ do të organizojë votimin edhe përmes ekipeve mobile/lëvizëse për 2,541 votuesit me nevoja të veçanta, të cilët janë regjistruar dhe evidentuar paraprakisht.

Të ngjashme