Këto janë masat ekonomike të Komunës së Prishtinës (Dokument)

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 16:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës me 43 vota pro ka miratuar pakon ekonomike për përballje me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Komuna e Prishtinës ka përgatitur një pako emergjente që quajtur “Prishtina 1”, e nëse situata me Covid-19 vazhdon atëherë do të prezantohet edhe pakoja “Prishtina 2”.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Prishtinës, Shpenda Ahmeti, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka thënë se të gjitha bizneset që kanë në shfrytëzim hapësira publike do të lirohen nga taksat, prindërit që i kanë fëmijët në cerdhe publike do të lirohen nga pagesa, do të ndahen 80 mijë euro për pagat e punëtorëve të Stacionit të Autobusëve për muajin prill. Katër ndërmarrje të tjera të prekura financiarisht nga masat restriktive si: Trafiku Urban. Hortikultura, Sport Maketingu dhe Pastrimi do të subvencionohet pas vlerësimit të nevojës deri në fund të muajit prill.

“Ekonomia jonë do të pësojë humbje. Buxheti jonë do të pësoj humbje sepse në buxhet janë të hyrat dhe nëse nuk janë ato normalisht  që do të ketë humbje”, tha Ahmeti.

Kryetari i komunës Shpend Ahmeti tha se të gjitha bizneset që kanë për shfrytëzim hapësira publike do të lirohen për 1 vit nga pagesa e taksës.

“Të gjitha bizneset të cilët paguajnë taksë për shfrytëzimin e hapësirës publike t’i lirojmë për 1 sepse janë duke përjetuar humbje të mëdha. Kemi menduar edhe për tatimet e tjera por,  ne si komunë nuk kemi të drejtë t’i lirojmë ata për tatim për pronë. Prandaj bankat,  maketet barnatoret,  do të paguajnë një taksë vjetore”, tha ai.

Ahmeti tha se stacionit të autobusëve i është ndërprerë puna dhe vlera për paga është 80mijë euro.

“Stacionit të autobusëve ju ka ndërprerë puna dhe kemi menduar t’i subvencionojmë për paga dhe vlera është 80 mijë euro”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se lirohen të gjithë prindërit nga pagesa në    çerdhet publike.

“Nuk ka kuptim t’i kërkojmë nga 50euro”, tha ai.

Ahmeti ka bërë me dije se janë paraparë nga  100 mijë euro për secilën kategori në sport dhe kulturë.

“Trafiku urban është ndërprerë dhe ata kanë nevojë për paga. Kemi marrë letër nga pastrimi dhe kanë vështirësi dhe na kanë kërkuar ndihmë.  Për trafikun urban janë tri kategori që duhet të paguhen dhe varësisht prej negociatave. Ne do ta themelojmë një program me vlerë 5 milionë euro”, tha ai.

Ahmeti tha se do të zbatohen të gjitha vendimet e ministrit të Shëndetësisë.

“Nuk jemi duke kursyer por duhet të kemi shpenzime sepse nuk dihet sa na zgjat. Meqenëse ka mospajtim në nivelin qendror kemi një vendim të gjykatës që e bënë të pavlefshëm vendimin e qeverisë defi me 13 prill dhe meqenëse Kuvendi nuk ka arritur të bëjë konsensus atëherë detyrohet t’i kthehemi ligjit për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse. Unë si kryetar komune do të zbatoje vendimet e ministrit të shëndetësisë”, tha ai.

Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, asambleiste ka thënë se pajo me 30 eurove është e pamjaftueshme dhe kjo duhet të rritet.

“Për shkak gjendjes së bizneseve shumë njerëz kanë mbetur pa punë dhe duhet të shohim se si do të bëhet kjo pako. Në këtë kohë pandemie nuk ka rregulla dhe ne si Kuvend duhet të pajtohemi një zëri që t’i qojmë këto ndihma sa më parë te qytetarët. Edhe për mu është pako e pa mjaftueshme 30euro sepse familjet që kanë nevojë kjo duhet të shihet dhe qe të ngritet edhe më shumë”, tha Dumoshi.

Të ngjashme