Elita Rudi dhe reperi Gjiko, mbrëmë i dhanë fund beqarisë.
Çifti kanë mbledhur një numër të madh të njerëzve, përfshirë edhe gjysmën e skenës muzikore, shkruan lajmi net.
Ato që gjithnjë tërheqin vëmendje janë nuset e estradës, bashkëshortet e artistëve shqiptarë që shpesh janë në fokus të mediave.
Ariana Fejzullahu, Miranda Mehmeti, Gresa Krasniqi janë vetëm tri nuset që duken të mahnitshme në martesën e çiftit Gjikolli.
Dyshja u kurorëzuan në një ceremoni luksoze në një ambient të hapur në qytetin e Prishtinës. Dasmën e zbukuruan edhe më shumë, Shkurte Gashi, Edi Furra, Ermal Fejzullahu me këndimin e tyre.