Këto janë shenjat dalluese të qarkullimit të dobët të gjakut

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Këto janë shenjat dalluese të qarkullimit të dobët të gjakut

Prej qarkullimit të dobët të gjakut pjesët e trupit si duart dhe këmbët marrin sasi të pamjaftueshme të gjakut.

Ju mund të vuani nga qarkullimi i dobët i gjakut për shumë arsye. Këtu përfshihet arterioskleroza ose ngurtësimi i arterieve dhe sëmundjes arteriale periferike, njofton Klan Kosova.

Ne ju sjellim disa nga shenjat që mund t’i dalloni se keni qarkullim të dobët të gjakut:

Duar dhe këmbë të ftohta

Rrjedha e duhur e gjakut ndihmon në mbajtjen e një temperature të shëndetshme të trupit. Ekspertët tregojnë se kur rrjedha e gjakut vështirësohet, atëherë trupi nuk mund të mbajë temperaturën normale, gjë që rezulton me duar dhe këmbë të ftohta.

Këmbë të ënjtura

Për shkak të mungesës së qarkullimit të mirë të gjakut, veshkat nuk janë në rregull. Ato nuk janë në gjendje të përfundojnë procesin e mbajtjes së lëngjeve në enët e gjakut aty ku duhet të jetë.

Kjo lejon nxjerrjen e lëngjeve nga indet ngjitur dhe graviteti tërheq lëngun drejt këmbëve.

Lodhje e vazhdueshme

Muskujt tuaj kërkojnë gjak të mjaftueshëm për të punuar si duhet dhe për të parandaluar lodhjen e trupit. Fluksi i ngadalshëm i gjakut në organizëm, ndikon në nivelin tuaj të energjisë dhe ndiheni të lodhur aq shumë sa zemra juaj duhet të punojë më tepër se ç’duhet për të pompuar vazhdimisht gjakun.

Zbehja e lëkurës

Ju mund ta dalloni edhe vetë kur keni lëkurë të verdhë ose të zbehtë. Kjo ndodh kur indet tuaja nuk marrin gjak të mjaftueshëm.

Të ngjashme