Cak kryesor i lojës agresive që çon edhe në vetëvrasje të të rinjve janë adoleshentët.
Kjo sipas psikologut, Fitim Uka që ka thënë se më të rrezikuar nga kjo lojë janë që janë më depresiv.
Uka ka thënë se prindërit në Kosovë të jenë më të kujdesshëm në këtë fazë ku dhe ka thënë disa prej simptomave që mund të vërehen tek të rinjtë nëse preken nga “Balena Blu”.
“Simptomat janë: vetëlëndimi, komunikimi i zbehtë, mungesat e gjumit, qëndrimi pa ngrënë”.
“Këto sjellje janë të vërejtshme në kuadër të familjes dhe mund t’i vërej secili prind ose familjar”, ka thënë Uka në “Ora e Fundit”.
“ Ne po ballafaqohemi me një lojë që ka ndikim të madh në shoqëri. Psikologët kanë bërë thirrje për kohë të gjatë që fëmijët të shmangen nga lojërat e dhunshme”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se fëmijët dhe adoleshentet kanë një tendencë më të madhe që të luajnë këtë lojë.
“Kur ndryshon sjellja e fëmijëve prindërit duhet të intensifikojnë komunikimin me ta. Më pas duhet të konsultohet psikologu”, ka vazhduar ai.
“Shkëputja në raport me shoqërinë edhe çon te këto lojëra dhe mund të jenë vetëlëndues”.
Në fund Uka ka thënë se debati rreth kësaj loje në Kosovë mund të ketë efekt të dyanshëm.
“Debati ka sensibilizuar shoqërinë por edhe mund të nxisë të rinjtë për ta provuar këtë lojë”, ka përfunduar ai.