Shtatzënia mund të shtojë libidonë te femrat, ndërkaq arsye të dëshirës së shtuar seksuale janë rritja e nivelit të progesteronit dhe estrogjenit në trup
Shumica e mjekëve pajtohen që masturbimi gjatë shtatzënisë është i mirëseardhur, sepse qetëson trupin, nxit qarkullimin e gjakut, përmirëson cilësinë e gjumit, nxit tajitje të endorfinës dhe zbut dhembjet, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, prapëseprapë, ekzistojnë situata në të cilat mjeku do të këshillojë shtatzënat që të përmbahen.
Kur shtatzënat duhet shmangur masturbimin?
Në rast të komplikimeve në shtatzëni apo rrezikut nga lindja e parakohshme shtatzënat nuk do të duhej të masturbonin, sepse te ky rasti i dytë madje edhe kontraktimet të cilat i shkakton orgazma mund të shkaktojnë kontraktime të lindjes.
Andaj, vetëkënaqësia këshillohet të shmanget në këto raste: te placenta previe, te cerviksi i dobësuar, nëse shtatzënia e mëparshme ka përfunduar me lindje të parakohshme, te gjakrrjedhja vagjinale, te infeksionet vagjinale.
Masturbimi mund të shkaktojë plagë të vogla, posaçërisht nëse femra ka thonj të gjatë, andaj mund të çojë në infeksione potencialisht të rrezikshme për frytin.
Për të reduktuar në minimum këtë rrezik, pritni thonjtë dhe patjetër lani duart dhe lodrat seksuale para se t’i përdorni.
Masa tjetër e kujdesit është që mjetet ndihmëse seksuale t’i vishni me prezervativ para përdorimit.
Mbi aktivitetet seksuale gjatë shtatzënisë më së miri është të këshilloheni me gjinekologun.
Nëse shtatzënia është e rregullt, ndalesa nuk do të duhej të kishte, mirëpo nëse ekzistojnë komplikime potenciale, mjeku juve dhe partnerin do t’ju udhëzojë se si t’ia përshtatni jetën tuaj seksuale situatës aktuale.