Ka nisur seanca e parë gjyqësore në Hagë. Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafës është paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.
Seancën drejtpërdrejtë mund ta ndiqni KËTU.
Mustafa është arrestuar ditë më parë nga pjesëtarë të EULEX’it derisa është i pari person i akuzuar që është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Gjykata Speciale ka bërë publike në version të redaktuar aktakuzën për Salih Mustafën. Pos krimeve të tjera, ish pjesëtari të UCK-së, i vihet në barrë edhe akuza për vrasje.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon se këto krime kanë ndodhur në fshatin Zllash, gjatë vitit 1999.