Këtu mund të njoftoheni në kohë reale për pritjet në kufi

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Radhë të gjata të kolonave janë shkaktuar edhe mëngjesin e sotëm në pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të orës 8:00 të Qendrës për Menaxhim Kufitar që funksionin në kuadër të MPB-së, kolonat më të gjata janë në Merdare.

Aty mërgimtarëve po u duhet të presin deri në 6 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa te Dheu i Bardhë, aktualisht pritjet janë deri në dy orë.

Për t’i shikuar në kohë reale kolonat në pikat kufitare, Ekonomia Online iu sjellë linkun në vijim:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx?fbclid=IwAR1sEKRo0145wr9J8fjXPBuZH9G5ZgYvbmoPPSb4a38cFhpYVskMgWYqwBM

Të ngjashme