Dai Davis, që nga 1995 deri në 1998 ishte shefi i sigurisë së Windsor, flet për herë të parë në një intervistë ekskluzive të publikuar nga e përjavshmja Chi, për vitet pas ndarjes së Lady Diana nga Carlo: Ajo ka pasur të paktën 20 dashnor, mes tyre edhe Kevin Costner.
Ai donte që Diana të interpretonte në filmin ‘The Bodyguard” edhe pse Lady D asnjëherë nuk kishte interpretuar apo recituar.
Dai Davis ka qenë dëshmitar i heshtur për shumë aventura sentimentale të Dianës: Në atë kohë nuk kishte shqetësime për sigurinë e princeshës, sepse në Kensington Palace Diana ishte e sigurt. Edhe të tjerë pjesëtarë të familjes mbretërore kishin marrëdhënie dashurore, por gjithçka ishte në një fshehtësi të plotë. Shqetësimi i vetëm ishte të mos vinim në siklet mbretëreshën.
Burri mohon kategorikisht dyshimet që Harry nuk ishte fëmija i princit Carlo. ‘Kur Harry u ngjis, Diana dhe majori Hewitt, i cili u bë më vonë i dashuri i saj, nuk ishin njohur dhe në atë kohë raportet mes Carlos dhe Dianës ishin të mira.
Flokët e kuq të Harry janë të familjes Spencer. Princi tërbohej kur dikush i sugjeronte t’i nënshtrohej ADN: ’Jam djali i babait tim’, thoshte dhe kjo është e vërtetë’
Davis tregon edhe versionin e tij për tragjedinë e Parisit në të cilin Diana humbi jetën, duke mohuar atë që thuhet, se Diana ishte viktimë e një atentati.
Ai zbulon një detaj te patreguar më parë: ’Princesha atë ditë ndryshoi itinerar në momentin e fundit. Duhej të shkonte në Itali, por shkoi në Paris me Dodi Al Fayed.
Ishte e pamundur të organizoje një atentat me atë ndryshim programi. Mendoj se i vetmi përgjegjës për vdekjen e Dianës, ishte shoferi Henri Paul. Ishte i dehur dhe nuk duhet t’i jepte makinës. Është e vërtetë që fotografët e ndiqnin Dianën kudo, por makinat fotografike nuk vrasin. Vrasin vetëm shoferët e dehur’, e mbyll rrëfimin e tij Dai Davis.