Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva është kualifikuar në finalen e Digitalb Kupën e Kosovës. Ndërkaq, ky klub i dëshiron shërim gazetarit Jon Ajetit i cili u godit me guri nga personat e pandërgjegjshëm dhe ka edhe një porosi për gazetarët. “FC Llapi i uron shërim të shpejtë gazetarit Jon Ajeti. Duke konsideruar se gjërat e tilla janë të pa pranueshme për ne si kryesi dhe staf i FC Llapi, distancohemi nga ngjarja e ditës së djeshme pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Drenica, ku u godit me gur nga një tifoz i pa identifikuar, gazetari i Klan Kosovës, Jon Ajeti dhe i urojmë shërim e kthim sa më të shpejtë në profesionin e tij duke shpresuar që gjërat e tilla të mos përsëriten më.
Ne jemi me Jonin si gazetar dhe jemi kujdesur për gjendjen e tij ndërsa jemi kundër fenomeneve negative si kjo e ditës së djeshme, por si sugjerim që gazetarët të vishen me jelekë që identifikohen në profesionin e tyre.
Ndërsa për gjendjen në vendin e kameramanëve dhe gazetarëve shpejt do ketë zgjidhje pasi që stadiumi është në ndërtim e sipër”, thuhet nga kryesia e KF Llapit.