Klubi futbollistik “Shkendija” nga Tetova, dy vite radhazi kampion i Maqedonisë së Veriut, me datë 9 dhe 10 Qershorë 2019 do të bëj diagnostifikimin e përformancës së futbollistëve të saj, matje të rregullta në laboratorin me aparaturë moderne ne Kolegjin “Universi”, para fillimit të garave në Kualifikimet e ligës së Kampionëve.
Rëndësia e diagnostifikimit të performancës së futbollistëve nëpërmjet testeve mjekësore, funksionale dhe motorike janë parakusht themelor për të konstatuar gjendjen aktuale të sportistit, sepse në bazë të rezultateve që fitohen mund të vërtetojnë karakteristikat individuale të futbollistëve – sportistëve, balancimin dhe optimizimin e procesit stërvitor apo të rikuperimit eventual. Aparatura moderne në labortaorin e Kolegjit “Universi” në Bardhosh, Prishtinë dhe stafi profesional i tij mund të diagnostifikojë nivelin e gjendjes shëndetësore, nivelin e aftësive motorike, aftësive funksionale, si dhe të zbulohen shumë defekte profesionale, duke mundësuar intervenimin me kohë për përmirësimin e performancës dhe arritjen e një performance kulminante për gara.
Trajneri kondicional i KF Shkendijës, Dr.sc. Metin Dalip, e vlerëson lart rëndësinë e testimeve për të ngritur performancen e lojtarëve, për të identifikuar pikat e dobëta që çojnë deri te lëndimet, si dhe për të bërë përzgjedhjen e lojtarëve të rinj. Ai më tutje theksoi se ata e kanë përzgjedhur Kolegjin “Universi” pasi aparatra dhe stafi që posedon ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për ti kryer testimet.
Dr.sc. Abedin Bahtiri, dekan në Kolegjin “Universi”, theksoi se në sportin profesional nuk mund të mendohet avancimi pa testimin e lojtarëve për forcën muskulore, qëndrueshmërinë, kapacitetin vital të mushkërive, masën trupore, muskulore, dhjamore, eshtërore etj, në bazë të cilave trajnerët e klubeve bëjnë planin e ushtrimeve të tyre. Ky është hap i domosdoshëm që garanton suksesin për çdo sportist dhe klub.
Dr.sc. Fitim Arifi, profesor, diagnostifikimin e performancës së sportistëve në laboratorin e Kolegjit “ Universi”, nga aspekti shkencor e vlerëson si çelës të suksesit të çdo ekipi sportiv. Matjet të cilat i realizon ekipi i futbollit “Shkëndija” nga Tetova, në këtë laborator tregon për një punë profesionale dhe serioze nga stafi i saj dhe vetë klubi. Diagnostikimi nëpërmjet këtyre testeve për kohën moderne janë model i punës profesionale dhe shkencore me qëllim të rritjes së performancës së sportistëve e në këtë rast të futbollistëve. Hulumtimet më të reja shkencore vërtetojnë se testimet e sportistëve me këto aparatura moderne janë të domosdoshme për të kompletuar programin adekuat stërvitor për lojtarë në mënyrë individuale dhe kolektive.
Edhe PhD Can Jeton Havolli, profesor që është duke i kryer testimet e përfaqësueses së Hendbollit të Kosovës për punimin e tij të doktoratës me të njëjtat pajisje, theksoi se dita ditës po vërejmë interesim të lojtarëve dhe trajnerëve që të dinë për gjendjen kondicionale, që është tregues që edhe në Kosovë më në fund ka filluar intersimi për punë profesionale.
Profesor i futbollit në kolegjin Universi PhD Can Sami Sermaxhaj dhe trajner i shumë ekipeve elitare të vendit tonë, disertacionin e doktoratës dhe shumë punime të publikuara në revistat shkencore i ka bërë falë laboratorit tonë të pajisur me teknologjinë moderne mbi diagnostifikimin e statusit antroplogjik të futbollistëve. Sermaxhaj thekson se periodizimi i arritjes së formës sportive optimale në futbollin modern nuk mund të imagjinohet pa diagnostifikim me aparaturë moderne të statusit morfologjik, motorik dhe funksional. Ai mendon që është koha e fundit që trajnerët të jenë më kërkues nga klubet e Kosovës për të shfrytëzuar teknologjinë moderne të Kolegjit Universi për diagnostifikimin e formës sportive. Klubet dhe poashtu trajnerët duhet vetëdijesohen që nuk ka programim dhe kontrollim të proceseve stërvitore dhe njëkohësisht rritje të formës sportive pa diognostifikim me teknologji moderne. Është për tu befasuar se si klubet tona elitare transferojnë lojtarë vendor jashtëzakonisht të kushtueshëm dhe hezitojnë paraprakisht të kryejnë diognostifikimin, ngase jo rrallë herë tek ne kanë frekuentuar lojtarë të huaj me formë të dobët sportive dhe shpesh herë edhe me lëndime latente. Jo rastësisht klubi më i suksesshëm shqiptar, Shkëndija nga Tetova 2 herë në vit bënë diagnostifikim e formës së futbollistëve në kolegjin Universi.
Vlerësimi adekuat i secilit sportist është kriter i domosdoshëm i punës profesionale në ekip, diagnostikimi gjendjes së sportistit dhe performancës së tij është garancë për një punë profesionale dhe aty është çelësi i suksesit.
Kjo mund të bëhet vetëm në laboratorin e kolegjit “Universi” në Bardhosh, Prishtinë:
• Diagniostifikimi gjendjes shëndetësore të sportistit
• Identifikimi i aftësive funksionale të sportistëve
• Karakteristikat morfometrike të sportistëve
• Aftësitë motorike të sportistëve
• Performanca aktuale e sportistëve
• Identifikimi i pikave të forta dhe të dobëta të sportistit
• Kompletimi i të dhënave për peogramim të procesit stërvitorë
• Sigurimi i informacionit kthyes trajnim-rezultat
• Edukimi i sportistëve për domosdoshmërinë e testimeve
• Identifikimi dhe përzgjedhja e talenteve
Mjetet moderne në laborator janë: Biodex 4, Bioimpedance-In Body, Spirometria prtable dhe Elektrokardiografia EKC, HP Cosmos Treadmille, Biodex Balance Sysytem dhe NEW Power test-që kryen rreth 16 teste motorike: forcë eksplozive, varapim sprint, qëndrueshmëri aerobe dhe anaerobe dhe agjilitet.
Kolegji Universi – Vendi ku studiojnë profesionistët e së ardhmes