KFOR-i deklarohet për “piknikun” e Thaçit në Ujman 

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

KFOR-i bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje, pas raporteve rreth vizitës së presidentit, Hashim Thaçi, tek liqeni i Ujmanit.

LEXO Edhe: Thaçi bën “xhiro lundrimi” në liqenin e Ujmanit

“Prezenca e sotme e Policisë së Kosovës në zonën e Gazivodës është konfirmuar. Këta ishin personeli i policisë përgjegjës për mbrojtjen e z. Thaçi, i cili po vizitonte zonën e Zubin Potokut,”  thuhet në deklaratën e KFOR-it për medie.

LEXO Edhe: Policia tregon si ofroi siguri për eskortën e Thaçit gjatë “piknikut” te Ujmani

“KFOR po shqyrton praninë e dyshuar të Njësisë Speciale (ROSU). Për më tepër, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën me patrulla dhe helikopterë,” përfundon deklarata e KFOR-it.

Të ngjashme