KFOR-i do të zhvillojë të enjten një stërvitje rutinore, ku do të përfshihen helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën.
Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.