KFOR-i deklarohet i gatshëm për transferimin e kapaciteteve në menaxhimin e krizave dhe tragjedive natyrore te institucionet e Kosovës.
Këto deklarime janë bërë në ushtrimin e dytë të koduar “Shpata e argjendtë 2018”, raporton KTV.
17 institucione, agjenci dhe organizata të Kosovës janë të përfshira gjatë ushtrimit në zhvillimin e procedurave lidhur me rolin e tyre për të trajtuar një situatë emergjente.