KFOR-i është njoftuar për arrestimet që kanë ndodhur sot në Mitrovicë. Forcat ushtarake po përcjellin situatën por nuk e kanë ndërmend për asnjë intervenim.
Kështu ka thënë për mediat serbe në Mitrovicë zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Grasso.
“KFOR nuk e ka në plan të intervenojë, sepse ky ka qenë operacion policor dhe është i lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. E dimë çka ka ndodhur dhe po përcjellim situatën. Situata e sigurisë është e qetë”, ka thënë Grasso.