Koloneli i KFOR-it italian, Salvatore Ssnsdone së bashku me ekipin e tij sot qëndroi për vizitë në fabrikën e Devolli Corporation, ku u njoftua me punën dhe prodhimin e produkteve të kafes espresso , turke dhe asaj instant.
Në këtë vizitë koloneli italian u prit nga përfaqësuesit e korporatës Devolli me ç’ rast, Ismet Bojku e falënderoi atë dhe trupat e tjerë të KFOR-it, të cilët kanë shprehur dëshirën të vizitojnë Devolli Corporation.
Ai tha se Devolli Corporation çdo ditë po rritet e kjo falë viteve të punës së përkushtuar dhe të vazhdueshme.