Prince Coffee Shop mbështet Fondin Kosovar-Amerikan për Edukim (KAEF)

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 11:14 | Nga

Prince Coffee Shop si mbështetëse e shumë ngjarjeve të ndryshme edhe kësaj rradhe mbështet një eveniment të madh siç është Fondin Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), me temën ” Kosova on the World Stage”. Pas përfundimit të eventit Lorik Cana me disa pjesmarrës vizituan Prince Coffe Shop në Bronx të New York-ut!

Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), ka mbajtë ngjarjen vjetore me temën ”Kosova on the World Stage” në Russian Tea Room në New York. Përmes kësaj ngjarjeje, u theksuan sukseset e shumta që e shtyejnë Kosovën drejt vëmendjes ndërkombëtare, në fushën e biznesit, diplomacisë, sporteve apo artit e kulturës. Bursistët e KAEF-it dhe mysafirët e ngjarjes janë ata të cilët po e përforcojnë në vazhdimësi imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Si mysafir special ishte ish kapiteni i kombëtares Shqiptare i cili bashkë me Kongresmenin amerikan, z. Eliot Engel, të cilët si mysafirë të veçantë kanë mbajt fjalimet kryesore në këtë ngjarje.

KAEF është program akademik i cili ofron bursa të plota për kosovarët e talentuar, që të vazhdojnë edukimin e tyre të nivelit master në universitetet më prestigjoze në SHBA. Duke u kthyer në Kosovë, studentët e diplomuar përmes njohurive dhe aftësive të tyre të fituara, do të kontribuojnë në ndryshimet pozitive dhe të qëndrueshme për zhvillimin e vendit. I themeluar në vitin 2004, programi i KAEF-it, ka ofruar rreth 90 bursa të nivelit master për studentët kosovarë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme