KFOR-i merr nën kontroll Liqenin e Ujmanit (Video)

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 09:05 | Nga

Liqeni dhe Hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri të Kosovës, që nga mesnata, janë marrë nën kontroll të plotë të forcave KFOR-it.

Sipas mediave serbe, ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjet dhe pjesëtarët e KFOR-it të armatosur kanë bllokuar të gjitha rrugët që shpijnë te liqeni.

“Ushtarët janë të armatosur me armë të gjata dhe disa mitralozë dhe nuk lejojnë as gazetarët të afrohen”, shkruan gazeta serbe Kurir.

Sipas kësaj gazete, ushtarët e KFOR-it kanë marrë nën kontroll të plotë Liqenin dhe Hidrocentralin e Ujmanit gjatë natës vonë dhe askujt nuk i lejohet qasja andej.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, në veri të Kosovës kanë fluturuar helikopterët e KFOR-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme