KFOR-i për dronët bajraktarë: E kemi autoritetin kryesor për hapësirën ajrore të Kosovës

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

KFOR-i apo misioni i NATO-s në Kosovë ka shkruar se për përdorimin e të gjitha kategorive të mjeteve ajrore, përfshirë ato që Kosova i ka blerë nga Turqia; Bayraktar TB-2, ka autoritetin kryesor mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

Deklarimi i plotë i KFOR-it:

Prishtinë, 17 korrik 2023

Lidhur me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve dhe mjeteve relevante, përfshirë ato Bajraktar TB-2, në linjë me Kombet e Bashkuara, Këshillin e Sigurimit e Rezolutën 1244 të KFOR-it të 1999-ës, ky i fundit ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovën.

Pjesa e sipërme e hapvsirës ajrore mund të përdoret për fluturime komericale nga një vend në tjetrin; pjesa e poshtme për nevoja specifike, në baza të nevojave dhe nën autorizimin paraprak nga KFOR-i. Presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë koordinim dhe t’i nënshtrohen procedurave ekzistuese.

KFOR-i vazhdon ta mbështesë zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës nën mandatin e tyre origjinal, përfshirë këtu mbrojtjen civile si luftimin e zjarreve, asgjësimin r mjeteve shpërthyese, kërkimin dhe shpëtimin si dhe reagimin ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme.

KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në sigurimin e një ambienti të sigurtë dhe lirisë së lëvizjes pvr të gjitha komunitetet në Kosovë, në koordinim me mandatin e saj nga Kombet e Bashkuara.

Të ngjashme