KFOR-i turk dhuron 20 projektorë për shkollën “Xhemail Mustafa”

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 12:46 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën koordinimin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në shkollën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, janë dorëzuar 20 projektorë të siguruara nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagir Sakar, tha se Turqia po jep kontribut në Kosovë të cilat kanë të bëjnë direkt me të ardhmen e të rinjve kosovarë. Ai tha se Turqia do vazhdoj të jetë pranë vëllezërve kosovarë.

“Falënderoj ata që kontribuuan në këtë projekt, kjo shkollë ku edukohen fëmijët e komuniteteve të ndryshme është simbol i së ardhmes ky shembull vëllazërie duhet mbrojtur për të ardhmen dhe është e rëndësishme se në një shtet dinamik e me të rinj si Kosova cilësia e arsimit të jetë e lartë dhe shpresoj ky projekt të jetë i dobishëm për nxënësit”, tha Sakar.

Komandanti i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Kolonel Numan Bash, tha se Turqia fokusin më të madh e ka në ngritjen e cilësisë në arsim dhe ky donacion është një hap para.

“Kryesia e Këshillit turk në Kosovë është duke kryer punë të ndryshme në sfera të ndryshme dhe po përpjekjet të prek direkt jetën e njerëzve, ne si kryesi jemi të fokusuar në projektet të fushës së arsimit. Projektet e realizuara në Kosovë arsimi që është siguria e së ardhmes në Kosovë këto projekte janë nder për ndër, jemi krenar që kemi kontribuuar në këtë shkollë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, tha se ky projekt ka qenë që një kohë të gjatë por që tani po realizohet

“Ky projekt ka filluar kur unë kam qenë drejtoreshë këtu kur një ushtar i KFOR-it erdhi për të vizituar këtë shkollë dhe kemi bërë kërkesë dhe u realizua projekti”, tha Shala.

Ajo tha se uron që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë të vazhdoj siç ka qenë deri tani.

“Falënderoj shtetin Turk për ndihmën që po bën në realizimin e projekteve të ndryshme për arsim e sidomos në Komunën e Prishtinës, të gjithë këto investime ndikojnë në ngritjen e cilësisë në arsim duke pas parasysh se ne në Kosovë po imementojmë një korrikulë të re dhe kjo është e pamundur të arrihet pa përdorimin e pajisjeve teknologjike”, tha Shala.

Drejtoresha e shkollës fillore “Xhemajl Mustafa”, Vjollca Jugolli, ka falënderuar TIKA-n për këtë mundësi që i është dhënë shkollës që ajo drejton që sipas saj do të ndihmoj në ngritjen e cilësisë.

“Në emër të stafit të shkollës, nxënësve ju falënderojmë donatorët për investimin e bërë në shkollën tonë, përmes këtyre pajisjeve në shkollën tonë të ngritët cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe mësimi do bëhet me atraktiv“, tha Jugolli.

Të ngjashme