KFOR-i ka ulur flamurin në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit gjeneral Dr. Klaus REINDHARDT, shkruan EkonomiaOnline.
“Me zemër të rëndë përshëndesim dhe e ulim flamurin e KFOR-it në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit të tij, gjeneral Dr. Klaus REINDHARDT”, thuhet në një shkrim përkujtues të KFOR-it të publikuar në Facebook.
Gjenerali REINHARDT komandoi KFOR-in ndërmjet 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000.
“Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë. U prefsh ne paqe Gjeneral. Nuk do të harrohesh kurrë”, thuhet në kujtimin e KFOR-it për Reindhardt.