Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it ka bërë të ditur se ka bërë mbikëqyrjen e protestës së sotme e cila u mbajt në Mitrovicën e Veriut nga serbët kundër vendimit të BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit.
KFOR këtë protestë e ka vlerësuar si paqësore.
“KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të bërë në Facebook.
KFOR-i rithekson se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, “për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”.